Dorëhiqet drejtuesi i Task Forcës në prokurorinë e Tiranës

Dorëhiqet drejtuesi i Task Forcës në prokurorinë e Tiranës

Dorëhiqet drejtuesi i Task Forcës në prokurorinë e TiranësDrejtues i Task Forcës në prokurorinë e Tiranës Dritan Rreshka ka dhënë dorëheqjen.

Mësohet se ditën e sotme Rreshka ka paraqitur dorëheqjen me shpjegimin “për arsye familjare”. Dritan Rreshka ka qenë prej 2 vitesh e gjysmë në krye të Task Forcës në prokurorinë e Tiranës.

Dorëheqja e tij pason shkarkimin e kreut të prokurorisë së Tiranës Sokol Malaj dhe shkarkimin e Sokol Stojanit, Drejtorin e Drejtorisë së hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.