f1_donacione1333091863

Donatorët vjet qenë dorështrënguar ndaj Kosovës

 Kosova nuk ia pa hairin shkëputjes së marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar gjatë vitit të kaluar. Si pasojë e dëmtimit të këtyre raporteve pas këmbëngulësisë së Qeverisë për rritje të shpenzimeve, donatorët shtrënguan dorën në ndarjen e mjeteve financiare për Kosovën.

Donacionet shënuan përgjysmim të vlerës ndërmjet vitit 2010 dhe vitit 2011. Raporti vjetor financiar i publikuar nga Ministria e Financave javën e kaluar ka nxjerrë në pah se Qeveria ka pranuar vetëm 8 milionë e 967 mijë euro të hyra nga donacionet deri më 31 dhjetor të 2011-s.

E në vitin 2010, pa e përfshirë fondin 30 milionësh të Komisionit Evropian që u konsiderua si donacion i drejtpërdrejtë buxhetor, donatorët ia dhanë Kosovës 15 milionë e 342 mijë euro, apo dyfishin e mjeteve të pranuara në vitin pasues