Doktorata e Sejdiut e barasvlefshme me bachelorin në Kosovë

Doktorata e Sejdiut e barasvlefshme me bachelorin në Kosovë

Doktorata e Sejdiut e barasvlefshme me bachelorin në KosovëKorab Sejdiut, iu mor licenca nga Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) në momentin kur Ministria e Arsimit ia tërhoqi gradën e doktorit të shkencave juridike.

Yll Zeka, drejtor ekzekutiv i OAK ka thënë se “Këshilli Drejtues ka bërë shlyerjen ex officio nga regjistri i avokatëve, sepse zotëri Sejdiu nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e licencës së avokatit, i cili në vitin 2010 është regjistruar duke shfrytëzuar nenin 3.4 për provimin e jurisprudencës të asaj kohe”.

Në bazë të këtij ligji të gjithë ata që kishin gradën e doktorit të shkencave juridike mund të licencoheshin si avokat edhe pa provimin e jurisprudencës, transmeton Klan Kosova.

Këtë gjë e shfrytëzoi edhe Sejdiu, mirëpo Ministria e Arsimit konstatoi se titujt e fituar nga ana e tij në Amerikë janë të barasvlefshëm me nivelin bachelor në Kosovë.
Kundër këtij vendimi të Odës, është ankuar Sejdiu.

Ndërkohë derisa kjo ankesë të shqyrtohet ish kandidati për kryetar të Prishtinës, që u kthye nga SHBA-të me gradën doktor shkence, mund ta ushtroj profesionin e tij prej avokati.