Dogji djalin se nuk mësoi përmendësh Kuranin

Dogji djalin se nuk mësoi përmendësh Kuranin

Dogji djalin se nuk mësoi përmendësh KuraninBurgim të përjetshëm dhe me një detyrim pune prej 17 vitesh është dënimi i marrë nga një nënë në Britaninë e Madhe, e cila çoi djalin e saj drejt vdekjes, pasi ky i fundit nuk mundi të mësonte përmendësh pjesë të librit të shenjtë, Kurani.

Sara Ege, 33 vjeç, është dënuar për vrasje, pasi u zbulua se ajo kishte djegur trupin e djalit të saj 7- vjeçar, ndërsa më parë vetë ajo kishte pretenduar se trupi i tij ishte djegur nga një zjarr që kishte përfshirë shtëpinë.

Por nga hetimet rezultoi se ajo e kishte keqtrajtuar djalin saj, Yaseen, pasi ai nuk kishte mundur të mësonte përmendësh pjesë nga Kurani në një kohë të shkurtër.

Vendim u dha nga një Gjykatë në Cardiff, e cila një muaj më parë kishte gjetur fajtore 33- vjeçaren.