Djaloshi që nuk mund të fle pa qenin e tij!

Djaloshi që nuk mund të fle pa qenin e tij!

Djaloshi që nuk mund të fle pa qenin e tij!Gjithçka ka filluar për festat e fundvitit, kur fëmijët më të medhenj të familjes Xhek dhe Zoi e kanë takuar Baba Dimrin dhe nga ai kanë kërkuar një qenush të vogël.

Banesa në të cilën kanë banuar nuk ka lejuar që të ruhen kafshë shtëpiake. Pas një periudhe ata janë shpërngulur jashtë qytetit dhe kanë filluar që çdo ditë ta vizitojnë strehimoren e qenve me shpresë se do të gjejnë qenin e vërtetë për ta.

Pas disa javëve kërkimi e gjetën një qenush të cilin e quajtën Teo. Teo ka qenë i etur për dashuri dhe përkushtim..si dhe miqësi. Që kur ka hyrë në shtëpinë e tij të re bashkë me familjen e re, Teo nuk është ndarë nga djali më i vogël i familjes Beau me të cilin kanë fjetur bashkë.

Nëna e djaloshit e mahnitur nga kjo pamje e mrekullueshme e cila rrezaton vetëm dashuri, ka vendosur që fotografitë t’i ndajë me tërë botën. Familja tani ka mbi 300.000 ndjekës në Instagram që kur i ka publikuar këto fotografi të mrekullueshme.
Thjeshtë askush nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj kësaj pamje të mrekullueshme të djaloshit të vogël dhe qenushit, të cilët nuk mund të flenë pa njëri-tjetrin.