Djaloshi 4-vjeçar me aftësi mbinatyrore

Djaloshi 4-vjeçar me aftësi mbinatyrore

Djaloshi 4-vjeçar me aftësi mbinatyrorePrindërit e një djaloshi katërvjeçar kanë treguar se si ai ka fuqi psikike të ngjashme me ato të Cole Sear në filmin “The Sixth Sense”.

Greg, 40, dhe Heather Howell, 38, nga Florida, thanë se sjelljen e pazakonshme të djalit të tyre e kanë vërejtur më herët. Në fakt ai filloi të thotë fjali të plota sa ishte 10 muaj dhe bisedonte qartë me gjyshërit e tij të vdekur.

Më vonë aftësitë e tij supernatyrore i konfirmoi edhe një ekspert i psikiatrisë.

Zonja Howell tha se fëmija ishte në gjendje që me saktësi t`i parashikonte dështimet e saj dhe se ajo më vonë do të lindte djem binjak. “Ishte drithëruese, por jo në mënyrë negative”, ka sqaruar ajo, citon koha.

Duke kujtuar aksidentin, ajo tha: “Kur unë isha shtatzënë Elijah më tha, ‘Mami, babai yt do të shkojë te Zoti’”.

“Unë i thash, ‘Mos thuaj gjëra të tilla’, sepse e dija se ai i dinte ato”.Disa ditë më vonë unë ndjehesha keq dhe ai vazhdonte të më thoshte se do të isha në rregull”.

“Më vonë ai më tha, ‘Mos u brengos mami, ti do të jesh në rregull dhe do të kesh dy bebe që do të jenë djem”.Parashikimi i tij ishte i saktë, disa muaj më vonë nëna e tij zbuloi se do të ketë bebe dhe se ata janë djem.

Familja ftoi psikiatren, Denise Lescano, për të parë nëse Elijah po shihte shpirtra apo kishte ndonjë sëmundje. Lescano erdhi në përfundim se djaloshi ishte në rregull dhe se kishte aftësi mbinatyrore.