Djali i Sejdiut kërkon mbrojtje të afërt

Djali i Sejdiut kërkon mbrojtje të afërt

Djali i Sejdiut kërkon mbrojtje të afërtDjali i madh i ish-Presidentit, Fatmir Sejdiu, Bardhyi ka kërkuar nga Policia e Kosovës mbrojtje të afërt me arsyetimin se është i rrezikuar, por nuk ka treguar nga kush dhe pse.

Këtë kërkesë, Bardhyli e ka bërë pas përfshirjes në një përleshje të armatosur të martën në orët e para të mëngjesit në Prishtinë. Ai ka njoftuar policinë se është sulmuar me armë zjarri nga një veturë në lëvizje në të cilën ndodheshin dy persona, në lagjen “Taslixhe” në Prishtinë. Ka thënë se ka shtënë me armë zyrtare dhe ai në drejtim të tyre.

Policia e Kosovës ka thënë se deri më tash nuk është arrestuar askush por se po kryen hetime për këtë incident për të zbardhur motivet e autorit.

Zyra për media ë Policisë së Kosovës për rajon ë Prishtinës nuk ka folur lidhur më kërkesën e Sejdiut për mbrojtje të afërt.

“Policia është dukë ndërmarrë të gjitha veprimet ë nevojshme hetimore në bashkëpunim të ngushtë më Prukororinë. Deri në këto momente nuk ka të arrestuar lidhur më rastin”.

Por, burime nga Policia kanë thënë se Sejdiu tashmë ka kërkuar mbrojtje me arsyetimin se prej kohësh është i rrezikuar.

“Nuk ka dhënë asnjë arsye se prej kujt është i kërcënuar, për cfarë arsyeje, a ka ndonjë konflikt me dikë. Vetëm thotë se jam i rrezikuar me jetë, nuk e di nga kush”, ka thënë një zyrtar i Policisë për Kohën Ditore.

Djali i Fatmir Sejdiut, Bardhyli nuk ka dashur të flas të premten në lidhje me kërkesën e tij që të këtë mbrojtje të afërt policore 24 orë.

“Jam në një takim”, ka thënë shkurt Sejdiu.

Sidoqoftë, ditën kur është sulmuar, Bardhyl Sejdiu ka treguar se nuk i njeh sulmuesit dhe e ka pranuar se ka shtënë në drejtim të tyre me armën zyrtare.

Bardhyl Sejdiu është Shef i stafit të Sigurimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës.