sokol-zymeri

Djali i heroit Enver Zymberi: Dua të bëhem polic

Dua të bëhem polic, si babai. Kjo ka qenë deklarata e Sokol Zymerit, 9 vjeçarit të mbetur jetim që pas aksionit të njësiteve speciale të policisë së Kosovës në veri të vendit.

Djali i heroit të Kosovës Enver Zymberi, ka marrë pjesë në nisjen e fushatës së gazetarëve kosovarë, që kanë hapur një xhirollogari në emër të tij, për të gjithë që duan të kontribuojnë.

Kushdo që dëshiron të kontribuojë për Sokolin mund të bëjë këtë nëpërjmet dy xhirllogarive 11 64 00 68 54 30 01 37 në ProCredit Bank, si dhe Teb Bank 20 16 00 00 4 11 02 76 4.

Shuma e mbledhur do të bëhet vazhdimisht publike në mediat kosovare, dhe gazetarët organizatorë u kanë bërë thirje të kontribuojnë të gjithëve – individëve e bizneseve. Enver Zymer, ra më aksionin e 25 korrikut, në aksionin e Njësive Speciale për të shtrirë pushtetin në veri.

  • ANTON GJOKAJ-NEW YORK

    Aktivitet me vend ,duhet te gjithe ta perkrahim qe Sokolit te vogel ti ndihmijme sado pak ne keto dite te vashtira qe po i perjeton familja e Heroit komtar Enver Zymberit.