Djali, e dashura dhe farmacisti

Djali, e dashura dhe farmacisti

Djali, e dashura dhe farmacisti – Më jepni një prezervativ se e dashura më ka ftuar sonte për darkë në shtëpinë e saj dhe mendoj se kërkon më shumë nga unë.
Pasi e merr prezervativin, i riu kthehet prapë:
– Më jepni edhe një ju lutem, se motra e të dashurës sime është shumë atraktive dhe më sheh me një sy që mendoj se kërkon diçka.
Farmacisti ia jep prezervativin e dytë, ndërsa djaloshi shkon deri te dera dhe kthehet sërish.
– Edhe një ju lutem, se nëna e të dashurës sime është grua shumë e bukur dhe shpesh më provokon, prandaj të jem i përgatitur për çdo rast.
Gjatë darkës, i riu dhe e dashura e tij ulen në njërën anë të tavolinës, ndërsa motra dhe nëna e të dashurës ulen përballë tyre. Më pas vjen babai i vajzës, ndërsa djaloshi ul kokën dhe fillon lutjen:
– Falënderimi i takon Zotit që na ka dhënë për të ngrënë dhe për të pirë…
Kalojnë 10, 20, 30 minuta ai nuk e ndërpret lutjen.
– Nuk e kam ditur se je kaq fetar – i thotë e dashura.
– As unë nuk e kam ditur se e ke babanë farmacist – ia kthen djaloshi.