Ditmir Bushati sot në Kosovë

Ditmir Bushati sot në Kosovë

Ditmir Bushati sot në KosovëMinistri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, do të qëndrojë sot në Kosovë.Bushati në Kosovë vjen për tu koordinuar rreth mbledhjes së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, e cila do të mbahet më 23 mars.

Për të parë se deri ku kanë arritur në realizimin e objektivave të caktuara në mbledhjen e kaluar, Bushati do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçin, kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.

Bushati do të ketë një takim edhe me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.