Diskutohet për vulë në fletëvotime

Diskutohet për vulë në fletëvotime

Diskutohet për vulë në fletëvotimeKosova dhe Serbia janë marrë vesh për dukjen e fletëvotimit që do t`i bindë serbët e veriut të dalin në zgjedhjet e nëntorit.

Në fletëvotim nuk do të jetë stema e Republikës së Kosovës. Aty do të jetë logo e KQZ-së, por nuk do të figurojë askund fjala Republikë. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, është akronimi i vetëm që do të duket në fletëvotim, kanë bërë të ditur disa burime.

Ndonëse është debatuar shumë në publik, çështja e stemës së Republikës nuk është çështja për të cilën kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq do të diskutojnë në raundin e ri të dialogut politik që mbahet këtë të martë.

Kryeministrat kanë përpara një çështje tjetër që pritet t`ua marrë gjithë ditën, kur të nisin takimin e së martës nga ora dhjetë e paradites. Ata, sipas burimit, duhet të merren vesh për çështjen e vulave që do të vërtetojnë në qendrat e votimit në veri dhe Serbi, origjinalitetin e fletëve të votimit.