Disa vende ku mund ta gjeni shpirtin binjak

Disa vende ku mund ta gjeni shpirtin binjak

Nëse puna juaj dhe mungesa e kohës së lirë u pamundësojnë që të gjeni shpirtin binjak, mundohuni që kohën tuaj të çmueshme ta përdorni në disa nga aktivitetet e ardhshme të cilat do të mund ta lehtësojnë këtë “detyrë të ëmbël”.

Ai i vërteti ndoshta është duke të pritur në afërsi, por ju nuk keni kohë që ta kërkoni. Ndoshta ajo që duhet të bëni është vetëm të kërkoni vende “të vërteta” dhe me këtë ta shkurtoni kohën e kërkimit për “arin e fshehur”.

Restorant

Meshkujt e punësuar dhe të lirë më së shpeshti nuk kanë kohë që të ziejnë dhe përgatisin ushqim, kështu që e zgjedhin zgjidhjen më të lehtë – hanë jashtë. Mundësoni vetes së paku njëherë në javë të dilni në restorant në dreka apo darkë, pasi që ndoshta pikërisht “zotëriu” juaj është i ulur në tavolinën përballë jush.

Palestra

Meshkujt të cilët kujdesen për pamjen e tyre vizitojnë palestrat. Ndërsa është dëshmuar se njerëzit të cilat rregullisht merren me aktivitete fizike janë më të lumtur, shpirti i shëndetshëm në trupin e shëndoshë. Pra, derisa punoni në formësimin e muskujve tuaj, mund të qëlloni në atë i cili është formësuar pikërisht për ju-duket mirë, kujdeset për veten dhe është i lumtur.

Shëtitja me qen

Shumica e meshkujve nga të gjitha shtazët më së shumti i duan qentë. Shfrytëzoni ditët me diell dhe dërgojeni shtazën tuaj në shëtitje. Nëse nuk keni qen tuajin, gjithmonë merreni të mikut dhe bëni shërbim edhe vetes edhe atij-arsyeja më e mirë për fillimin e bisedës është interesi i përbashkët-në këtë rast dashuria ndaj shtazëve.

Panairet e automobilave

Auto show është versioni mashkullor i revysë së modës-tempulli i mashkullit. Derisa shikoni se cilin automobil ta blini, mundeni ta gjeni edhe atë i cili do t’ju ndihmojë në përzgjedhjen, por edhe në parkimin e ardhshëm.

Autolarja

Siç është edhe përmendur, mashkulli dhe automobili kanë “marrëdhënie të veçantë”. Sikur që femrave flokët nuk munden gjithmonë t’u duken të shkëlqyeshme, gjënë e njëjtë e mendojnë edhe meshkujt për makinën. Për shkak të kësaj arsye autolarja për ta është destinacion i rëndësishëm. Por, edhe makina juaj ka nevojë për pastërti dhe shkëlqim, apo jo?

Tregu i pajisjeve elektronike

Teknologjia dhe meshkujt, dashuri e përjetshme. Sikur që pjesëtaret e gjinisë së bukur me kënaqësi ecin nëpër tregjet dhe shitoret e rrobave, gjinia mashkullore të njëjtën gjë e bën me “lodrat” sikur që janë telefonat celularë dhe kompjuterët. A jeni të sigurt ë nuk u nevojitet celularë i ri, tastierë, apo madje mjeti me ngjyra për vendosjen e miut?

Terrenet sportive

Sallat sportive, stadiumet dhe qendrat e tjera të ngjashme janë vendet ku realizohen njohjet më të mëdha. Kështu që është koha që të zgjidhni ndonjë sport si hobi. Përveç që do të jeni në formë më të mirë trupore, edhe zemra juaj do të mund të rrisë numrin e rrahjeve për ndonjë arsye tjetër.

Bibliotekat dhe libraritë

Nëse pëlqeni që të lexoni, bibliotekat dhe libraritë nuk do t’ju gëzojnë vetëm me ndonjë njohuri të re, por së bashku me librin do të mund të fitoni edhe realizimin e romancës për të cilën pikërisht keni lexuar në librin tuaj të fundit. Dhe në qoftë se e ndani dashurinë e përbashkët për leximin dhe librat, biseda mund të fillojë shumë lehtë.

Muzetë, galeritë dhe teatrot

Derisa rriteni me kulturën, artin mund ta përjetoni edhe në planin e dashurisë. Dhe në këtë mënyrë do të mundeni më në fund të ndani mendimet për krijimet artistike me shpirtin tuaj binjakë apo me dikën i cili e kupton dashurinë tuaj për artin.