|

Disa shenja që tregojnë për reumatizëm, këshilla dhe ushqimet

Zbardhja e gishtave të duarve, pas ekspozimit në të ftohtë, e ardhur kjo jo vetëm nga faktorë klimaterikë, por edhe për shkak të emocioneve.

Ndjesia e thatësirës në sy apo rërës, e shoqëruar edhe me ndjenjën e thatësirës edhe në gojë. Skuqja e fytyrës, është kjo një ndër 10 shenjat që paralojmërojnë për sëmundje reumatizmale

Keshilla

1- Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore

2- Merrni herë pas herë, (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë

3- Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta

4- Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites

5- Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile

6- Përdorni ujë mineral

7- Hani sa më shumë fruta më vitaminë C dhe A

8- Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol, ose medikamente të tjera me përmbajtje paracetamoli

Bimët që frenojnë reumatizmin

Hithra

Bimë e egër barishtore përmban sasira të konsiderueshme të vitaminës A dhe C, vitaminë K, amin si histamina, serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek. Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë.

Rigoni

Pjesa që ndihmon në kurimin e sëmundjeve është e gjithë bima, por mund të përdoren edhe gjethet e saj, të mbledhura gjatë kohës së lulëzimit nga qershori deri në shtator. Për përgatitjen e çajit të rigonit, merr një lugë gjelle nga gjethet e tij të thara dhe i hedh në një gotë, pastaj në atë gotë hedh ujë të vluar dhe e lë 15 min. Pastaj e kullon dhe e pi, dy herë në ditë

Farat e lulediellit

Farat e lules se diellit, për vetë përmbajtjen e tyre, kanë veti anti-malcuese të kyçeve, më të fortë se ilaçi i njohur me emrin “Ibuprofen”. Përvetësimi i 250 gramë fara lule dielli është e barabartë me efektin e ilaçit më të mire anti-malcues të kyçeve

Qershia

Qershia përmban magnezium dhe botacium, i pari konsiderohet asgjësues dhimbjesh, ndërsa i dyti zvogëlues malcimi. Ngrënia e disa kokrrave në ditë do të mjaftonte, qoftë edhe të konservuara

Peshku

Ngrënia e peshkut dhe e vajit të peshkut bën dobi në kurimin e malcimit të kyçeve.

Lule fieri

Gjethet dhe degët i “fierit” përdoren gjithashtu për kurimin e përdhesit (cermës) dhe reumatizmës. Pasi i pret degët e fierit në copa të vogla, i vendos mbi vendin e dhembjes dhe i lidh me një copë apo fasho. Në fillim dhembjet do të shtohen, por për një kohë të shkurtër ato do të eliminohen totalisht.

Çaji

Të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma, nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm qelqi ose prej druri. Madje mjekët rekomandojnë që edhe vetë çaji të mos zihet në një enë metali, por qelqi apo porcelani.

Kurimi i sëmundjeve reumatizmale është kthyer në një sfidë për mjekësinë. Edhe pse një diagnozë tejet e përhapur ndër popullatë, shumë pak e trajtojnë. Këtë situatë mjekët e shohin si tejet alarmante, për këtë ata bëjnë thirrje që të bëhen vizitat mjekësore sa më parë për të nisur trajtimin shëndetësor.

Sipas tyre në rast të kapjes së sëmundjes në fazat e para të zhvillimit, rritet edhe mundësia për trajtimin e tyre. Për këtë mjekët reumatologë evidentojnë edhe 10 shenjat që nuk duhet të neglizhohen, ku pasja e një apo disa prej këtyre shenjave duhet t’ju drejtojë drejt qendrave shëndetësore për kryerjen e vizitës mjekësore.

10 shenjat

Shenja kryesore që mjekët reumatologë evidentojnë është dhembja dhe enjteja e kyçeve të duarve, dhimbje që vazhdon prej mese tre javësh. Një mpirje e përgjithshme e trupit, e cila evidentohet që në momentin e zgjimit në mëngjes dhe vazhdon për disa minuta. Një ënjtje e papritur, e shoqëruar me raste edhe me dhembje lokale nëpër trup, të një ose më shumë kockave, edhe pse në mungesë të dëmtimeve apo shembjeve.

Një tjetër shenjë që sinjalizon fillimin e reumatizmit, e hasur edhe ndër të rinj është një dhembje e përgjithshme që shkon deri tek gjunjët, dhembje që shkon e vjen. Zbardhja e gishtave të duarve, pas ekspozimit në të ftohtë, e ardhur kjo jo vetëm nga faktorë klimaterikë por edhe për shkak të emocioneve. Ndjesia e thatësirës në sy, apo rërës, e shoqëruar edhe me ndjenjën e thatësirës edhe në gojë. Skuqja e fytyrës, është kjo një ndër 10 shenjat që paralajmërojnë për sëmundje reumatizmale.

Skuqje e hundës, në faqe dhe rreth syve. Ndërsa tek 50-vjeçaret, shfaqje e papritur e dhembjes në të dyja shpatullat, duke krijuar pamundësi lëvizje dhe ngritje nga një kolltuk, me raste tek kjo kategori ka edhe rënie në peshë dhe dhembje koke. Një tjetër shenjë lidhet me gratë pas menopauzës apo tek pacientet që marrin kortizon, kanë dhembje të papritur në shpinë dhe veçanërisht pas një sforcoje në ngritjen e peshave të rënda. Tek personat ku shenjat janë përkeqësuar akoma më shumë dhimbjet shtohen duke prekur edhe shtyllën kurrizore.

Diagnoza

Reumatizmi është shkaku i dytë, pas sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, që shkakton më tepër paaftësi për punë. Më tepër se 50 për qind e njerëzve mbi 65-vjeç vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa kjo përqindje është më e lartë te seksin femër. Për këtë njohja e sëmundjeve reumatike sa më shpejt të jetë e mundur është vendimtare.

Shkaqet

Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale, shpjegojnë reumatologët duke pohuar se, shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sipas tyre, sa herë që sforcohet një nyjë, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat, kjo mundësi shtohet në rast se kemi të bëjmë me një anomali anatomike të fituar apo të lindur, e cila ndikon fuqishëm mbi artrozë.

Ndërsa ndër shkaqet e përgjithshme, specialistët përmendin moshën, e cila përbën një faktor etiologjik, ku artroza sa vjen e theksohet. Ndërkohë, faktori gjenetik, pra trashëgimia, sipas mjekëve, ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave të këmbëve dhe të duarve, ku viktimë e kësaj, sipas tij, janë sidomos femrat. Po ashtu klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare, e cila prek duart dhe viktimë janë sidomos gratë pas të 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofrazën, por te gratë edhe mbipesha është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale.

Rrezikuarit

Gratë preken në më tepër se dyfishin e rasteve sesa burrat. Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren është 55 vjeç. Kjo sëmundje gjendet në të gjithë botën dhe është pothuajse njëlloj e zakonshme në të gjitha anët e botës. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik.

Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t’u kapur nga artriti reumatik. Rreziku për t’u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t’u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë.

Trajtimi

Të gjitha format e sëmundjeve reumatike, duke filluar që nga artrozat e deri tek osteoporoza, nga dhimbjet e belit e deri tek artriti reumatoid, janë të rënda për t’u trajtuar nëse zbulohen me një vonesë të madhe. Mjekët këshillojnë se është mjaft e rëndësishme të kapen me kohë shenjat e para të sëmundjes. Diagnostifikimi mund të bëhet me mjaft sukses, meqë simptomat e para të kësaj sëmundjeje hetohen lehtë.

Për pacientë të prekur nga sëmundje reumatike edhe veprimet më të thjeshta si: hapja e një dritareje, e një dere, mbathja e këpucëve, hapja e një shisheje etj., shkaktojnë një mbledhje të kyçeve, dhimbje që sjellin rrezikun e përkeqësimeve të mëtejshme. Por nuk janë vetëm barnat që përdoren për të lehtësuar dhembjet e të sëmurëve me reumatizëm. Gjestet që duhet të shmangni për të lehtësuar dhimbjet e sëmundjeve reumatike.

Mos e mbani kurrë çantën të varur në bërryl, por gjithmonë në shpatull. Mos mbathni kurrë këpucë me taka të larta, të ngushta, ose mjaft të holla. Kur shkruani, më mirë përdorni një laps ose stilolaps të trashë, në vend të ndonjë lapsi me përmasa normale. Kur ngrini një sërë pjatash, më mirë bëjeni këtë veprim duke i vendosur të tërë gishtat nën to, sesa duke e mbajtur gishtin tregues mbi to.

Dieta

Të hash fruta e perime ndihmon në luftimin e sëmundje së reumatizmës. Më mirë është të pakësohet përdorimi i mishit, i verës, dhe i ushqimeve me erëza. Dhimbjet e shpinës. Mjekimi i vetëm për këtë sëmundje është pushimi i plotë. Sipas statistikave, të gjitha dhimbjet e belit zgjasin një javë, qofshin të kuruara ose jo me pomada të ndryshme apo me antiinflamatorë. Dhimbjet të qafës. Një ndër tri rastet, ka prejardhje psikologjike.

Etiketa: ,