Disa rregulla per nje martese perfekte

Disa rregulla per nje martese perfekte

Nese keni disa ore te lira dhe deshironi te investoni per te kuptuar cfare shkon dhe cfare jo ne martesen tuaj, hidhini nje sy udhezuesit qe revista Der Spiegel ka hartuar ne baze te nje studimi nga dy studiues gjermane, Sabine Walper e Cornelia Koppetsch, te cilet kane identifikuar nje numer te perberesve per te patur nje martese, nese jo te persosur, por funksionale.

Lista eshte vecanerisht interesante, ne permblejdhje thuhet se nese doni te evitoni ndarjen, praktike gjithnje e me e perhapur, duhet te perqendrohemi kryesisht ne humor, fleksibilitet, mirekuptim si dhe te mos dorezoheni ndaj stresit te femijeve. Le te shohim dhe te gjykojme pikat nje nga nje.

Miqesia e thelle eshte nyja baze e ciftit  

E vertete; si mund te kalohet nje jete sebashku nese nuk jeni miq te mire ne marredhenien tuaj?

Lodhja e rritjes se femijve mund te shkatoje stres te madh dhe tension tek prinderit

Shume e vertete; rritja e nje/dy femijeve mund te vrase edhe ciftin me perfekt

Ajo qe ju bashkon jane vlerat dhe zakonet e perbashketa

E vertete; askush nuk mund te rri me ate qe ne fund te fundit, mendon shume ndryshe

Te flasesh dhe te diskutosh shume mbi veten nuk funksionon, sic nuk funksionon pothuajse kurre e shume perfolura terapi e ciftit

E vertete; te besh gjithmone te perpiktin eshte rraskapitese, terapia e ciftit eshte shpesh eshte mjet i kote, nje shprese pothuajse gjithmone e me zhgenyese.

Seksi i kenaqshem nuk eshte edhe aq i rendesishem sa ju mendoni

E vertete dhe false; ndoshta seksi akrobatik nuk eshte i nevojshem, por nese deshira e tjetrit zhduket, qendrimi sebashku mund te behet dekurajuese, dhe te shuaje shume energji vitale.

Te jetoni te ndare, nuk ndihmon ciftin per ta bere me te forte maredhenien

E vertete dhe false; prania fizike e vazhdueshme dhe konstante nuk eshte gjithmone nje karte fituese per mbijetesen e ciftit. Ndoshta jetesa e ndare eshte nje paradoks (por edhe bashkjetese sociale), por duke u pare ne distance, ne hapsire, mund t’i jape oksigjen deshires…me siper. Dhe kjo ndihmon per te pare me mire tjetrin.

Ciftet e pamartuar nuk jane me solide sesa te martuarit

E vertete por…mund te jete, dhe sigurisht kane pengesa dhe nyje burokratike qe shpesh here vonojne vendimet. Disa thone se eshte dicka e mire, por qendrimi sebashku ne saje te institucionit nuk duket me dicka kaq entuziaste.

Te falesh dhe te mirekuptosh eshte thelbesore

Shume e vertete! Me teper se kaq smund te shtojme.

Cifti mund t’i mbijetoje tradhetise bashkeshortore

E vertete; ceshtja eshte komplekse, por natyrisht mund t’i mbijetoje tradhetise se tjeterit. Ndonjehere ajo mund edhe te forcoje martesen (kur nuk e shkaterron ate. Ky eshte nje perberes i gjithanshem).

E rendesishem eshte te krijoni hapsira per te dy, me mbremje romantike, e mundesuar nga dadot ose prinderit per te mbajtur femijet

E vertete; dadot dhe prinderit i japin nje ndihme lirise ne cift, dhe liria eshte afrodiziake.