Disa produkte dhe përbërës mund të shkaktojnë kancerin!

Disa produkte dhe përbërës mund të shkaktojnë kancerin!

Disa produkte dhe përbërës mund të shkaktojnë kancerin!– Nescafe: Përmban akrilamide, që po ashtu gjenden në ushqime të pasura me karbohidrate, të përgatitura në temperatura shumë të larta, të tilla si: patatet e skuqura.

– Si duhet shmangur atë? Përdorni kafe të errët, të pjekur, sepse ajo përmban më së paku akrilamide. Patatet mos i skuqni në fritezë, por do të ndihmojë në qoftë se i qëroni patatet dhe i vendosni për dy orë në ujë para pjekjes, për të eliminuar të gjithë përbërësit e dëmshëm.

– Vaji i peshkut: “Journal of National Cancer Institute” njoftoi se doza të larta të acide yndyrore omega 3 mund të shkaktojnë kancerin e prostatës.

– Si duhet shmangur atë? Përmbajuni dozës së rekomanduar. Autori i studimit, Dr. Theodore Brasky, këshillon për të ngrënë vetëm dy racione me peshq yndyror në javë.

– Gotat e letrës: Përveç të qenit të këqija për mjedisin, po ashtu janë të dëmshme edhe për shëndetin. Përmbajnë stirenit që mund të jetë kancerogjen, sipas agjencisë ndërkombëtare kërkimore për kancerin.

– Si duhet shmangur atë? Nëse ju tashmë e keni shprehi të konsumoni kafen jashtë dhe larg ambientit të kafeterisë, blini filxhanin ose tasin tuaj dhe kërkoni nga kamerieri për të mbushur atë me kafe.

– Orizi i kaftë: Shkencëtarët në Universitetin e Aberdeen-it kanë zbuluar se orizi ngjyrë kafe përmban më shumë arsenik në pjesën e jashtme sesa orizi i bardhë.

– Si duhet të shmangur atë? Para gatimit e shpërlani mirë. Raporti i ujit dhe orizit duhet të jetë 6:1, për shembull 300 ml ujë dhe 50 gram oriz. Është e rekomanduar që të mos e konsumoni këtë ushqim më shumë se dy herë në javë.