Disa nga 20 shenjat e tumorit tek femrat

Disa nga 20 shenjat e tumorit tek femrat

Disa nga 20 shenjat e tumorit tek femrat Pjesa më e madhe e femrave nënvlerësojnë shenjat e sëmundjeve serioze, nuk i marrin seriozisht dhe nuk shkojnë tek mjeku që në fazat e para të sëmundjes.

Por, në rast të shfaqjes së ndonjë lloj kanceri mbesin shumë vonë në kurimin e tij. Më poshtë do japim 20 shenjat e sëmundjeve kanceroze të nënvlerësuara nga femrat sipas revistës “Reader’s Digest”:

1. Bllokim dhe probleme në frymëmarrje: një nga shenjat e para që mbajnë mend të sëmurët me kancer në mushkëri, është bllokimi dhe problemet në frymëmarrje.

2. E kollitur kronike dhe dhimbje në kraharor: shumë lloje të kancerit përfshirë këtu leoçeminë dhe tumorin e mushkërive mund të fillojnë me një kollë të keq, bronshit apo të ngjashme. Faktikisht në rastet e sëmundjeve të kancerit problemet shfaqin pak kokëfortësi dhe nëse zhduken për një periudhë kohore, ato mund të shfaqen përsëri më vonë. Disa të sëmurë të prekur nga kanceri i mushkërive pohojnë se përjetojnë dhimbje të forta gjoksi të cilat përhapen më pas deri poshtë krahut.

3. Temperaturë e shpeshtë ose infeksion: këta mund të jenë shenja të leoçemisë, kancerit të gjakut i cili fillon me qelizat e gjakut në palcën e kockave. Leoçemia shkakton një prodhim anormal të rruazave të bardha të gjakut nga ana e palcit. Këta qeliza zhdukin dhe aftësinë e trupit në luftimin e infeksionit. Në shumicën e rasteve mjekët e kuptojnë që është kancer gjaku pasi i rrituri apo fëmija kalon disa here temperaturë, lodhje ose ankesa si grip apo ftohje.

4. Vështirësi në gëlltitje: një nga shenjat më të përhapura të kancerit të ezofagut apo fytit është vështirësia në gëlltitje. Kjo ankesë mund të jetë dhe shenjë e kancerit të mushkërive.

5. Gjëndra limfatike të fryra ose fryrje në qafë, nën sqetulla etj: gjëndrat e rritura limfatike e pasqyrojnë ndryshimin në sistemin limfatik. Edhe kjo mund të jetë një shenjë e kancerit. P.sh fryrjet nën krahë apo fryrjet e gjëndrave limfatike ndonjëherë mund të jenë dhe shenja të kancerit të gjirit. Një fryrje pa dhimbje në sqetull apo në ije radhitet në shenjat e para të leoçemisë.

6. Hemorragji e pandërprerë: është një gjendje anormale në lidhje me rruazat e kuqe të gjakut dhe trombocitet e shfaqur në leoçemi. Krahas pikave të kuqe në fytyrë, qafë dhe gjoks një grua me leoçemi raportohet se ka pasur dhe nxirje, skuqje në vende të tjera të ndryshme të trupit.

7. Lodhje dhe mungesa e fuqive: një lodhje e përgjithshme apo mungesa e forcave për t’u ngritur është një nga shenjat e shumë llojeve të ndryshme të kancerit. Ju duhet të analizoni dhe shenjat tjera për të kuptuar më mirë llojin e kancerit. Nëse vazhdoni të jeni të lodhur dhe kjo lodhje nuk ju kalon edhe pasi keni fjetur atëherë vizitohuni tek mjeku.

8. Fryrje ose rritje e barkut: tek shumica e femrave me kancer të vezoreve është pare një fryrje e pashpjegueshme e cila shfaqet papritur dhe vazhdon për një kohë të gjatë.

9. Të ndihesh e ngopur dhe të mos konsumosh ushqim: një shenjë tjetër e kancerit të vezoreve është dhe mungesa e oreksit dhe moskonsumimi i ushqimit megjithëse mund të mos keni ngrënë për një kohë të gjatë.

10. Dhimbje barku: dhimbja e barkut mund të jetë shenjë e një kisti të vezoreve apo ndonjë sëmundjeje tjetër e lidhur me sistemin riprodhues. Krahas kësaj dhimbjet e forta të barkut janë dhe shenjë e kancerit të vezoreve. Me rritjen e shpretkës edhe leoçemia mund të shkaktojë dhimbje barku.

11. Hemorragji rektale ose jashtëqitje me gjak: megjithëse njerëzit mendojnë se shfaqja e hemorragjisë rektale lidhet me hemorroidet, hemoragjia rektale mund të jetë dhe shenjë e kancerit kolorektal. Nëse përballeni me një gjendje të tillë shkoni menjëherë tek mjeku.

12. Dobësim i pashpjeguar: nëse nuk bëni dietë dhe keni vënë një rënie në peshë megjithëse nuk keni ndryshuar mënyrën e ushqyerjes atëherë duhet të kërkoni shkakun e dobësimit. Rënia në peshë mund të jetë shenjë e hershme e kancerit të kolonës apo sistemit nervor.

13. Çrregullimet e stomakut ose dhimbje stomaku: megjithëse mund të duken shenja shumë të thjeshta dhe mjekët mund ta diagnostikojnë si ulçer ato mund të paralajmërojnë dhe tumorin e mëlçisë ose kancerin kolorektal.

14. Gjoks i fryre dhe i skuqur: të gjithë mund të kontrollojnë vetë gjoksin nëse ka apo jo fryrje ose pjesë të skuqura. Këto shenja janë shumë të rëndësishme sepse mund të paralajmërojnë një kancer të gjirit. Shumë gra mund të shohin mbi gjoks të fryra të ngjashme me celulitin. Ndërsa të tjera mund të kenë fryrje, të ndjejnë djegie apo shqetësime tjera. Vizitohuni menjëherë tek mjeku nëse përballeni me një situate të tillë.

15. Ndryshime në majën e gjirit: një nga ndryshimet më të përhapura që vihen re tek gjoksi i femrave para se të diagnostikohet kanceri i gjirit është shtypja e majës së gjirit, kthimi në anë të kundërt ose në anë. Krahas kësaj kruajtjet në majën e gjirit dhe krijimi i shtresëzave janë shenja që nuk duhen nënvlerësuar.

16. Cikël menstrual i gjatë dhe me dhimbje: shumë femra pohuan se këta shenja janë shenja të kancerit të mitrës ose atij endometrial. Fatkeqësisht shumica e femrave i nënvlerësojnë këto shenja. Nëse keni një cikël të ndryshëm nga ai rutinë dhe ndjeni dhimbje të forta shkoni tek mjeku.

17. Fryrja e organeve të fytyrës: është raportuar se tek shumë të sëmurë me kancerin e mushkërive shfaqen fryrje, skuqje të fytyrës. Disa qeliza të kancerit të mushkërive bllokojnë enët e gjakut në gjoks dhe ndalojnë qarkullimin e gjakut nga koka në fytyrë.

18. Plagë e pashërueshme, e shoqëruar me hemorragji: shumica prej nesh e dimë shumë mirë që duhet të kontrollojmë shenjat ose nishanet në trup për të kontrolluar kancerin e lëkurës. Por, përcaktimi i njollave të vogla të thata është më i lehtë. Informohuni rreth llojeve tjera të kancerit të lëkurës dhe kontrolloni gjithë trupin.

19. Ndryshimet tek thonjtë: ndryshimet e pashpjeguara të thonjve tuaj mund të jenë një nga shenjat e llojeve të kancerit. Vizat e zeza ose ngjyrë kafe nën thua mund të paralajmërojnë kancerin e lëkurës. Deformimi i kockave të gishtërinjve të këmbës mund të paralajmërojë kancerin e mushkërive. Ndërsa thonjtë e bardhë dhe të zverdhur mund të jenë shenjë e kancerit të mëlçisë.

20. Dhimbjet e shpinës ose në pjesën e poshtme djathtas të shpinë: është shenjë e kancerit të mushkërive ose vezoreve. Shpeshherë dhe kanceri i gjirit diagnostikohet me dhimbje shpine, sepse tumori në gjoks shtyp shpinën ose kur kanceri përhapet në shtyllën kurrizore fillon dhimbja e shpinës.