Disa mënyra për t’u mbrojtur nga gripi

Disa mënyra për t’u mbrojtur nga gripi

Disa mënyra për t’u mbrojtur nga gripiEkspertët e shëndetësisë këshillojnë tre hapa për të luftuar gripin: vaksinimin, veprimet e përditshme parandaluese dhe përdorimin e saktë të barnave antivirale nëse mjeku i rekomandon.

Mënyra më e mirë e parandalimit të gripit është vaksinimi me vaksinën antigrip. Vaksinimi mbron vetë personin dhe ndihmon në mos përhapjen e gripit. Vaksina kundër virusit të gripit nuk i rekomandohet personave që kanë alergji nga veza, atyre me gjendje akute me temperaturë, ata që kanë sindromën Guillain–Barre, personat që kanë pasur reaksion të mëparshëm, si dhe fëmijëve nën 6 muajsh.

Në grupin e veprimeve të përditshme që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit stinor bëjnë pjesë mbulimi i hundës dhe gojës kur kollitemi dhe teshtijmë, larja e shpeshtë e duarve me sapun, shmangia e prekjes së syve dhe hundës apo gojës me duar të palara.

Gjithashtu, përpiquni të shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit e sëmurë, ushqehuni mirë, bëni aktivitet fizik, gjumë të mjaftueshëm, si dhe dezinfektoni ambientet ku banoni. Për rastet kur të gjitha këto këshilla nuk do të japin efektet e duhura, e vetmja mënyrë është që pacienti t’u drejtohet mjekëve që të marrë trajtimin e specializuar.