dietaDisa mënyra për të humbur peshë lehtësisht

Disa mënyra për të humbur peshë lehtësisht

dietaDisa mënyra për të humbur peshë lehtësishtFaktori më i rëndësishëm që të bën të humbësh peshë është vullneti.Kështu besojnë 68% e femrave sipas një raporti të nxjerrë nga “Insitituti i Shëndetit në Amerikë”.

Sipas statistikave është vërtetuar se vetëm nëpërmjet vullnetit njerëzit mund të ndalojnë ushqimin, mund ta kontrollojnë atë dhe mund të humbasin peshë.

Ja disa mënyra që mund t’ju ndihmojnë të kalisni vullnetin tuaj dhe të ushqeheni shëndetshëm.

1) Gatuaj një herë në javë

Është mirë të përgatisni ushqim për gjithë javën, vetëm në një ditë. Kjo do t’ju ndihmojë të qëndroni larg gatimit të përditshëm dhe tundimit për të ngrëne gjatë kohës që gatuani.

2) Mbani ushqime të shëndetshme në çantën tuaj

Në tavolinën e punës, çantë apo në xhep kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që kudo që të shkoni të keni ushqim të shëndetshëm me vete. Në këtë mënyrë kur ju merr uria dhe ju nuk dini çfarë të konsumoni, jeni të sigurt që në çantën tuaj do të gjehet diçka e shëndetshme.

3) Mbani ushqimet jo të shëndetshme larg

Njerëzit janë thelb dembelë. Nëse ju do të shkoni në shtëpi dhe nuk do të gjeni diçka të gatshme për të ngrënë, atëherë do të rrëmbeni diçka që e keni më të lehtë. Nëse në shtëpinë tuaj ndodhen ushqime që nuk janë të shëndetshmë atëherë është mirë të mbani ato lar. Mundësisht në një vend që nuk i prekni ato lehtë. Kështu do të përtoni të gjeni mënyrën për t’i arritur.

4) Priteni ushqimin tuaj

Taktika e fëmijëve do t’ju ndihmojë të hani më pak dhe të ndjeheni më të ngopur. Prerja e ushqimit në copa të vogla e bën të duket më i madh.

5) Hani mëngjes

Çdo ditë! Ngrënia e mëngjesit ju ndihmon të mbani nivelin tuaj të sheqerit në gjak nën kontroll. Ju do të ndiheni të ngopur e do t’ju marrë uria vonë gjatë ditës.

6) Zvogëloni masën e pjatës suaj

Sigurisht që ju e përshtasni ushqimin me pjatën tuaj, por nëse zgjidhni të keni një pjatë më të vogël përpara atëherë do t’ju ndihmojë të hani më pak.

7) Qëndroni larg supermarketit

Nqs hyni në një supermarket me një listë ushqimesh të shëndetshme dhe në fund qindarkat e mbetura i shpenzoni për çokollata, apo ushqime jo të shëndetshme duhet të konsideroni idenë që blerjet t’i bëjë dikush tjetër.