Disa këshilla për terapinë rrezatuese të gjirit

Disa këshilla për terapinë rrezatuese të gjirit

Disa këshilla për terapinë rrezatuese të gjiritGjatë terapisë rrezatuese të gjirit mund të paraqiten simptoma në lëkurë në formë të skuqjes, tharjes ose të kruarave, të cilat tregojnë reagimin e lëkurës në rrezatim.

Në rast të paraqitjes së këtyre simptomave, duhet doemos të paraqiteni te mjeku i juaj i cili kontrollon mjekimin tuaj, transmeton Telegrafi.

Në momentin e parë të paraqitjes së skuqjes ose të kruarave të lëkurës mund të përdorni kompresa të ftohta me ujë ose tretësirë antiseptike dy-tri herë brenda ditës nga 20 minuta, mirëpo sa më shpejt paraqituni te mjeku. Në lëkurë mos vendosni kremra, losione ose pudër para se të konsultoheni me mjekun.

Gjatë terapisë rrezatuese, së paku një herë në javë, duhet të lajmëroheni te mjeku juaj për të kontrolluar gjendjen tuaj shëndetësore, përparimin e terapisë dhe për konsultime.

Kujdesi ndaj lëkurës së gjirit

Rekomandohet që gjatë terapisë rrezatuese, lëkura të lahet për një kohë të shkurtë me ujë të vakët. Duhet të shfrytëzohen banjat neutrale, ndërsa regjioni i lëkurës, i cili rrezatohet, nuk duhet të preket me sfungjer apo ndonjë mjet tjetër gjatë larjes, por vetëm me dorë dhe me gishta. Lëkura duhet të thahet vetvetiu.

Gjatë periudhës së terapisë dhe një muaj pas saj nuk preferohet të rruhen sqetullat në anën në të cilën bëhet ose është bërë rrezatimi dhe të mos përdoren deodorante.

Rrobat duhet të jenë më të gjëra, pasi që fanellat e ngushta mund ta irritojnë lëkurën, ndërsa më së miri është të përdoren veshjet e pambukut me qëllim që lëkura të ajroset më tepër.

Lëkura nuk duhet të rrezitet në diell gjatë kohës së radioterapisë dhe një vit pas përfundimit të saj.

Është me rëndësi që gjatë kësaj terapie të konsumohen gjithnjë e më shumë lëngje dhe të shfrytëzohet ushqimi i balancuar, dhe të mos mbahet ndonjë dietë rigoroze apo të kihet uri.

Meqenëse gjatë terapisë me rrezatim, pacientët ankohen në lodhje dhe plogështi, rekomandohet që gjatë kësaj kohë të mos bëhet ndonjë punë ngarkuar dhe të ketë sa më shumë pushim. /Telegrafi/