Disa dobi të pemëve e perimeve

Disa dobi të pemëve e perimeve

Disa dobi të pemëve e perimeveËshtë e shëndetshme që të konsumohen çdo ditë sa më shumë pemë dhe perime. Veçanërisht portokalliet. Shpeshherë konsumimi i drithërave, brumërave dhe sheqerit sjell një mbingopje të organizmit me karbohidrate.

Prandaj këshillohet të konsumohen pemët dhe perimet të paziera mirë, duke qenë të pasura me vitamina dhe betakarroten, ato janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në zvogëlimin e barkut. Pjepri, pjeshka, karota dhe kungulli janë të pasur me betakarroten, ndërsa portokalli, kivi janë të pasura me vitaminë K.

Karota: Në trupin tonë beta karoteni, proteinë e cila gjendet tek karotat është i shndërruar në vitaminën A, e cila është një nga lëndët ushqyese kryesore të organizmit dhe ndihmon për një shëndet sa më të mirë, e cila kryen funksione të ndryshme që lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave të trupit. Beta karoteni vepron zakonisht si një antioksidant që neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek pemët, perimet dhe sallata e gjelbra.

Shega: Është e pasur me minerale të cilat janë të domosdoshme për organizmin tonë.

Spinaqi: Konsumoni gjethet e gjelbra të spinaqit, sallatës; për sëmundjet e zemrës dhe diabetit.

Domatja: Domatja por edhe produktet që vijnë prej saj ndihmojnë në luftën kundër kancerit. Përbërësit që ato përmbajnë kanë aftësinë që të jenë antikanceroze dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Boronicat: Boronicat përmbajnë një përbërës antioksidant shumë të fuqishëm të quajtur pterostilbene, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ruajtjen e tij në normat e duhura. Boronicat janë të pasura me vitaminë C, e cila është përbërësi kryesor i kolagjenit dhe përbën materialin strukturor te kockave të trupit, të lëkurës, enëve të gjakut.

Lakra: Mjafton të hash vetëm një masë të mjaftueshme lakre, dhe me të ke marrë rreth 22 kalori. Lakra përmban përbërës të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë rrezikun e kancerit. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zierë më kujdes, apo të merret gjatë ngrënies së produkteve në “fast food-e”.