Disa bime kuruese për shërimin e mëlçisë

Disa bime kuruese për shërimin e mëlçisë

Mëlçia është muskuli (damari) më i madh i organizmit tonë. Në sëmundjen e mëlçisë paraqiten pasoja të rënda dhe të thella… për shërimin e mëlçisë dhe rrugëve të tëmthit, i sëmuri patjetër që paraqitet te mjeku, që të kërkojë ndihmë dhe udhëzime.

Te ne shumë persona janë të sëmurë nga mëlçia dhe tëmthi. Një nga shkaqet e këtyre sëmundjeve është ushqimi tepër i yndyrshëm, prandaj preferohet që në të ardhmen, ushqimet të mos jenë me shumë yndyrë e sidomos për personat e sëmurë nga këto sëmundje.

Pra, këta persona, duhet që, një herë në ditë, të pinë nga një gotë kamomili ose nga naneja e butë. Po ashtu, në vend të yndyrnave të tepërta, të hanë më shumë pemë dhe perime të freskëta gjatë ditës. Të gjitha çajrat e mëposhtme për këto sëmundje janë me shije të hidhur dhe jo me aromë të mirë.

Çajrat të pihen të paëmbëlsuara, 3 herë në ditë, gjysmë ore para buke, nga një gotë çaji. Për shërimin e mëlçisë dhe rrugëve të tëmthit ka disa lloje barnash me prejardhje mjekuese, të cilat po përdoren me shumë sukses. Nga bimët mjekuese shtëpiake, deri tani suksesin më të madh e ka arritur naneja e butë.

Naneja është shumë mjet i mirë preventiv dhe u rekomandohet të gjithëve, pro më së shumti më e përshtatura, më e preferuara, më e lira dhe masa më e mirë preventive, kundër sëmundjeve të mëlçisë dhe rrugëve të tëmthit.

Përgatitja

Merren 20 g lëndë mbitokësore nga naneja, vihen në enë të pastër dhe përvëlohen në një litër e gjysmë ujë të porsavluar. Ena mbulohet dhe lihet dy orë që të thartohet, që naneja të lëshojë sa më shumë përbërësit e saj shërues. Çaji duhet të pihet i paëmbëlsuar, por mundet edhe i ëmbëlsuar në vend të çajit indian.

Si i paëmbëlsuar, çaji mund të pihet në vend të ujit. Merren bimë proporcionale nga naneja, bari i bletës, ngjitësja, arrëse, kamomili, bari i pezmit, pastaj veprohet si më sipër. Pjesë të barabarta nga bari i bletës, ngjitësja, arrëse, kamomili, bari i pezmit. Gjithë kësaj përzierjeje t’i jepet edhe naneja. Pjesë të barabarta nga pelini, rrodhëza, ngjitësja, arrëse, kamomili, kore pjerëze, luleshurdha, çikorja.

Sa peshë bëjnë të gjitha këto, aq nane u shtohet përzihet dhe vazhdohet si në rastin e parë. Merren pjesë të barabarta nga naneja, kore pjerëze-arci, aq bar blete dhe aq kamomil. Mandej të vazhdohen si në rastin e parë. Merren katër pjesë nane, kurse nga një pjesë pelin, bar pezmi, marraje, kore pjerëze-arci, bar blete, mandej vazhdohet si në rastin e parë.

Merren pjesë për përgatitjen dhe përdorimin, të vazhdohet si në rastin e parë. Ena mbulohet dhe lihet 8 orë. Pastaj kullohet dhe pihet nga një gotë e vogël uji, 3 herë në ditë, para ushqimit, i paëmbëlsuar. Shërimi vazhdon 3 ditë me radhë