Disa arsye pse nuk duhet të konsumoni pije energjike

Disa arsye pse nuk duhet të konsumoni pije energjike

Disa arsye pse nuk duhet të konsumoni pije energjike Nëse vendosni të gjallëroheni duke pirë një pije energjike, kjo është mënyrë e gabuar.

Mendoni për alternativa të tjera, si bëni një shëtitje në natyrë apo pini ujë, në vend të konsumimit të sheqerit dhe kafeinës që përmbajnë pijet energjike.

Efektet anësore të konsumimit të pijeve energjike janë tepër të rënda. Ata ju shkaktojnë dridhje trupi, ju përzihet në stomak, marramendje, dhimbje gjoksi, pagjumësi, madje edhe goditje në zemër, transmeton shqiptarja.

Vetëm për shkak se ata janë lehtësisht të gjendshme në dyqane, nuk do të thotë se ju duhet t’i konsumoni pasi shkaktojnë dëme anësore serioze për shëndetin tuaj.

DISA ARSYE PSE NUK DUHEN KONSUMUAR PIJET ENERGJIKE

Stresi dhe ankthi

Një nga arsyet pse duhet të ndaloni konsumimin e pijeve energjike është se ato shkaktojnë ankth dhe stres. Pijet energjike përmbajnë shumë kafeinë dhe sheqerna, dy përbërës që janë të njohur për shkaktim ankthi dhe stres kronik.

Sheqeri i lartë

Përveçse se sigurojnë energji artificiale, këto pije përmbajnë shumë sheqerna, mesatarisht, 15 lugë kafeje sheqer. Kjo shkatërron sistemin imunitar, rrit inflamacionin dhe çon në prishjen e dhëmbëve. Gjithashtu, ndikojnë në shtimin e peshës.

Ndryshimet e humorit

Studimet kanë treguar se ata të cilët konsumojnë shpesh stimulues kafeine, reduktojnë lëndën e serotonit, lëndë përgjegjëse me ndjesitë e humorit. Nëse kjo lëndë mungon ulet humori, rritet ankthi dhe depresioni.

Lodhje të veshkave

Pasi kafeinës i kalon efekti, trupi ndjehet i lodhur. Sipas studiuesve, shkruan “Daily Mail”, kjo është simptomë e lodhjes së veshkave, pasi mbi konsumon lëndë. Doza e marrjes së kafeinës, është individuale. Që do të thotë ndryshon nga një person në një tjetër. Masa 499 miligram për 999 miligram në një periudhë ditore, shkakton disa nga pasojat më të rënda anësore.

B Vitaminat

Kjo vitaminë është një nga përbërësit në pothuajse çdo pije energjike. Kjo, sigurisht që është e dobishme për të marrë raportin e rekomanduar ditor, nëse tejkalohet masa më shumë se 34 mg mund të shkaktojë rrudhje të lëkurës dhe efekte të tjera të padëshiruara.

L – theanine

Ky aminoacid është gjendet tek çali i gjelbër dhe është i dobishëm për trupin. Po mbidoza, sipas kërkimeve shkencore edhe pse rrit vigjilencën, mbi kalimi i normës shkakton edhe pasoja anësore jo të dëshirueshme.

Reaksionet alergjike

Kafeina në pijet energjetike, mund të çojë në disa reaksione alergjike të tilla si skuqje, kruajtje, ënjtje të gjuhës, gojës, fytyrës apo buzëve. Përveç këtyre shkakton edhe vështirësi në frymëmarrje, ngushtësi në gjoks dhe të vjella.