Diploma të dyshimta nga Egjipti

Diploma të dyshimta nga Egjipti

Diploma të dyshimta nga EgjiptiTë gjithë ata imamë, profesorë të Medresesë “Alauddin” dhe zyrtarë të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), që kanë marrë diploma nga “Universiteti i Hapur Amerikan” në Kajro, nuk vlejnë, sepse vetë ky universitet ende nuk është i akredituar, shkruan gazeta “Zëri”.

Është vërtetuar nga ueb-faqja e këtij universiteti, ku shkruan:

“Jemi duke pritur konfirmimin mbi kërkesën tonë për rikthim të marrëveshjes për akreditim me Al-Azhar. Sapo ta marrim përgjigjen, do ta bëjmë publike menjëherë”. Kjo dëshmon se ky Universitet ende nuk posedon akreditimin.