Din Sula te Aston Villa?

Din Sula te Aston Villa?

Din Sula te Aston Villa?Pas yllit kosovar Adnan Januzaj,djaloshi 16-vjeçar Din Sula ka gjasa të mira të bëhet pjesë e skuadrës së njohur angleze Aston Villa.

Një tjetër futbollist kosovar mund të zbarkojë shumë shpejt në Premier League angleze. Pas yllit kosovar Adnan Januzaj,djaloshi 16-vjeçar Din Sula ka gjasa të mira të bëhet pjesë e skuadrës së njohur angleze Aston Villa.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se sulmuesi 16-vjeçar që është pjesë e skuadrës belge Leuven tashmë ka pasur disa prova te Aston Villa dhe sipas Mail Online kosovari Sula është afër ti bindë zyrtarët e klubit të njohur anglez. Ashtu sikurse Januzaj, edhe Sula vjen nga futbolli belg që viteve të fundit cilësohet toka e talentëve të futbollit.

16-vjeçari me prejardhje nga Pozharani me ekipet e grupmoshave U-17 dhe U-21 sivjet ka realizuar 37 gola. Në vitin e kaluar Din Sula ishte shpallur nënkampion i Belgjikës me skuadrën e tij Leuven të grupmoshave U-16 duke lënë prapa emra të mëdhenjë të kalibrit të Anderlecht, Standard dhe Genk.

16 vjeçari i lindur në Kosovë i cili po kërkohet edhe nga skuadra tjera angleze së bashku me familjen e tij kanë qenë mysafirë të Aston Villës për ndeshjen që skuadra e drejtuar nga Tim Sherwood e humbi në shtëpi nga Aston Villa 1:2. Nëse Sula arrin marrëveshje me Aston Villën do të ishte lajm i mirë edhe për trajnerin e saj skuadra e të cilëit ka shënuar vetëm 13 gola në Premier League.