Dimitris Avramopoulos optimist për zgjidhjen e çështjes së emrit

Dimitris Avramopoulos optimist për zgjidhjen e çështjes së emrit

Dimitris Avramopoulos optimist për zgjidhjen e çështjes së emritMinistri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Avramopoulos deklaroi se, vizita e paralajmëruar e ndërmjetësuesit të OKB-së Matthew Nimetz në Shkup dhe Athinë mund të krijoj kushte për progres lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit. 

Sipas tij, ky progres është rezultat i iniciativës greke për firmosjen e një memorandumi mes dy vendeve për tejkalimin e këtij kontesti. 

Avramopoulos theksoi se,  Greqia dëshiron një zgjidhje që do të plotësojë pozicionet themelore kombëtare në lidhje me historinë dhe kulturën e të gjithëve dhe e cila do të përmirësojë stabilitetin dhe sigurinë  rajonale.

Ai rikujtoi se, në konkluzionet e Këshillit të Ministrave të dhjetorit thuhet se për të filluar negociatat paraqasëse së pari duhet të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve duke u respektuar parimi i fqinjësisë së mire. (INA)