Dimitar Grabull dhe David Ferrer ecin para

Dimitar Grabull dhe David Ferrer ecin para

Dimitar Grabull dhe David Ferrer ecin paraTenisti spanjoll Rafael Nadal, ka ruajtur kryesimin e renditjes së ATP-së. Ai tani ka 3.500 pikë më shum se Novak Xhokoviq.

Në pozitën e katërt u kthye spanjolli David Ferrer, pasi nga ky vend e largoi argjentinasin Martin del Potro. Dimitar Grabull, në renditjen më të re të ATP-së, ka shënuar një ecje para për një pozitë. Ai tani me 65 pikë zë vendin e 514.

Po ashtu edhe Jotovski ka ecur pë rnjë pozitë para dhe tani është I 813-të. Ndërsa nga Maqedonia në këtë renditje të ATP janë edhe Shendrit Deari, Besir Derguti dhe Stefan Micov, por këta nuk janë në mesin e një mijë të parëve.

Ndërsa tek femrat, në krahasim me një javë më parë po thuajse të gjitha tenistet nga “Top 10”, kanë ndryshuar pozitat e tyre. Na Li dhe Simona Halep kanë renditjen e tyre më të mirë në karierë, ndërsa Viktoria Azarenka ka rënë në pozitën e katërt.