sd

Digjen 4 hektarë pyje në fshatin Vinarc i Poshtëm

Rreth 4 hektarë pyje janë djeguar nga një zjarr që ka shpërthyer të enjtën pas ditë në fshatin Vinarc i Poshtëm të komunës së Mitrovicës.

Në shuarjen dhe në lokalizimin e zjarrit kanë marrë pjesë dy Shërbimet për Zjarrfikje dhe Shpëtim – ai i jugut si dhe veriut të Mitrovicës,  kanë njoftuar zyratë të komunës së Mitrovicës.

Në shuarjen e zjarrit, përveç Shërbimeve për Zjarrfikje dhe Shpëtim, kanë marrë pjesë edhe policia e Kosovës dhe banorët e fshatit Vinarc i Poshtëm. Shuarja e dhe lokalizimi i stuhisë së zjarrit është bërë në orët e vona të mbrëmjes,  ka thënë  drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala.

Në anen tjetër, zyrtarë të policisë në Mitrovicë kanë theksuar se policia është duke hetuar shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri.