Dieta paleolitike

Dieta paleolitike

Dieta paleolitike Nga pikëpamja ushqimore, dieta paleolitike është dieta e cila parasheh përgjithësisht konsumin e atyre lloj ushqimeve te cilat njeriu i Erës Paleolitike konsumonte, ne një kohe kur agrikultura ende nuk kish filluar te njihej.

Ne këtë lloj diete përfshihen pak a shume te gjitha ato elemente ushqimore te cilët ekzistonin ne Epokën e Gurit, rreth 10 mije vjet me pare.

Këto lloj ushqimesh përgjithësisht janë ushqime proteinike, te gjitha llojet e mishit, te peshqve, te shpendëve, insektet, zvarraniket, krimbat, produktet e tyre natyrale, qumështi, veza, gjaku, por edhe te gjitha llojet e bimëve, farave dhe fidanëve.

Sipas kësaj diete, ne mund te konsumojmë pa kufizim te gjitha sa thamë me sipër, por absolutisht jo, te gjitha elementet e tjerë ushqimore qe ne atë kohe nuk njiheshin.

Kritikuesit e kësaj diete flasin për një ushqim hiper proteinik dhe shume te varfër ne kalcium, përjashto qumështin, dhe ajo qe është me kryesorja, sipas tyre, me kalimin e viteve, ne trashëgiminë gjenetike te njeriut janë imponuar ndryshime thelbësore qe e kane bere atë te përshtatet me regjime e reja ushqimore, fryt i zhvillimit te agrikulturës.