Dieta me shalqi

Dieta me shalqi

Dieta me shalqi është e shkëlqyeshme për dobësim dhe largim të toksinave nga trupi gjatë verës. Përmbajtja e ujit në shalqi është rreth 92 për qind, kështu që nuk do të dehidroheni, e përveç kësaj shalqiri të jep ndjenjën e ngopjes.

Shalqiri ka shumë pak kalori, ndërsa falë përmbajtjes së madhe të ujit është një diuretik i shquar që është shumë e rëndësishme për procesin e dobësimit por edhe detoksifikimit.

Gjatë dietës me shalqi trupi juaj do të pastrohet nga toksinat, ndërsa qelizat tuaja do të freskohen dhe përtërihen. Tiparet diuretike dhe dietale të shalqirit janë të njohura qysh moti. Nutricisionistët sugjerojnë që ju të hani shalqi të pjekur mirë sepse ato përmbajnë më së shumti vitamina dhe minerale e nuk kanë nitrate të cilat janë helm për trupin tonë.

Kjo dietë hyn në vargun  e mono-dietave ekstreme (kryesisht konsumohet vetëm një ushqim gjatë ditës). Për shkak të njëtrajtshmërisë së saj nuk guxon të zgjasë më shumë se pesë ditë.

Kafjalli është i njëjtë çdo ditë dhe përfshin: Një copë shalqi, 50 gramë tost, një filxhan të çaj i gjelbër. Përveç lëngjeve nga shalqiri është e domosdoshme të merren të paktën dy litra ujë çdo ditë. Mund të pini edhe lëngje të freskëta të pemëve pa sheqer.

Dita 1

Dreka: 100 gramë mish të zier lope, 100 gramë oriz të zier me keçap, një copë shalqi

Darka:50 gramë djathë pa yndyrë, një copë tost, shalqi sipas dëshirës

Dita 2

Dreka: Një pjesë tost, 50 gramë gjeldeti të zier ose gjoks pule, një copë shalqi

Darka: 100 gramë peshk të pjekur, një pjesë tost, një pjesë shalqi

Dita 3

Dreka: Karota të freskëta sipas dëshirës, shalqi në sasi të pakufizuar

Darka: sallatë (domate, trangull, spec, qepë ose sallatë të zezë) një copë shalqi

Dita 4

Dreka: Supë nga perimet pa brumë (sasia sipas dëshirës) një pjesë tost, 100 gramë gjoks të zier pule, një copë shalqi

Darka: Dy patate të ziera me 100 gramë djathë pa yndyrë, shalqi në sasi të pakufizuar

Dita 5

Dreka: 100 gramë mish lope të zier, shalqi në sasi të pakufizuar

Darka: 100 gramë djathë pa yndyrë, një pjesë tost, shalqi në sasi të pakufizuar.

Me anë të kësaj diete ka mundësi të humbni deri në shtatë kilogramë për pesë ditë

Paralajmërim: Kjo dietë nuk ju rekomandohet personave me diabet dhe me sëmundje të veshkave ose pankreasit.