Dieta japoneze

Dieta japoneze

Dieta japoneze Dieta e shpejte dyjavore do t’ju ndihmoje qe te humbni se paku tete kilogramë, e nëse dëshironi te humbni edhe me shume ne peshe apo ta ruani peshën aktuale do ju ndihmoje ushqimi japonez.

Pra, nëse dëshironi te humbni ne peshe apo ta ndryshoni mënyrën e te ushqyerit, perse te mos përdorni recetën japoneze, meqë japonezet njihen për nga mënyra e shëndetshme e te ushqyerit. 

Ne fakt, ushqimi japonez konsiderohet te jete me i shëndetshmi ne bote, e kjo është arsyeja pse pikërisht janë japonezet me jetegjatesine me te larte ne bote, janë me vitale dhe duken me te rinj se sa janë ne te vërtete.

Ne fakt, kjo diete është një kombinim i një diete dyjavore, qe ka për qellim ndryshimin e shprehive dhe përshpejtimin e metabolizmit.

Fillimi i dietës zgjat 14 dite dhe autoret e saj premtojnë se gjate kësaj periudhe kohore metabolizmi reagon shpejt dhe do ta vendose një ritëm me te mire te punës.

Gjate këtyre dy javëve është i ndaluar konsumimi i sheqerit, alkoolit, lëngjeve te blera, miellit dhe prodhimeve te miellit dhe është e lejuar shume pak sasi e kripës (ne fakt, ushqimi duhet te jete ne kufi me ushqimin fare pa kripe).

Sugjerohet te konsumoni sa me shume ujë (ne 1 litër ujë mund te shtoni lëng nga limoni). Sugjerohen edhe ushtrime te lehta trupore (shëtitja) 30 minuta për çdo dite.

Dita e pare
Mëngjesi: kafe e zeze
Dreka: 2 veze te fërguara, lakër e zier me erza dhe me pak vaj bimor, lëng te një domateje pa kripe.
Darka: peshk i zier apo nga skara.

Dita e dyte
Mëngjesi: kafe e zeze, një pjese buke e zeze.
Dreka: peshk i zier apo nga skara, sallate perimesh apo lakra me pak vaj bimor.
Darka: 200 g mish gjedhi i zier, një gote jogurt.

Dita e trete
Mëngjesi: kafe e zeze, buke e zeze.
Dreka: kungulleshke e pjekur, 2 molle.
Darka: 2 veze te ferguara, 200 g mish gjedhi i zier, sallate nga lakra e zier me pak vaj bimor.

Dita e katert
Mëngjesi: kafe e zeze.
Dreka: 1 veze, 3 karota te ziera, 15 gr djathe i forte.
Darka: Fruta.

Dita e peste
Mëngjesi: karote e freskët me leng limoni.
Dreka: nje peshk i madh i fërguar, një gote leng portokalli pa kripe.
Darka: fruta.

Dita e gjashte
Mëngjesi: kafe e zeze
Dreka: gjysme pule e ferguar, laker e zier me pak vaj bimor.
Darka: 2 veze te ziera, sallate me perime.

Dita e shtate
Mëngjesi: çaj pa sheqer.
Dreka: 200 g mish gjedhi i zier, peme.
Darka: darken ta zgjidhni sipas deshires.