Dieta e ujit

Dieta e ujit

Dieta e ujitJanë dy lloje dietash: të shëndetshme dhe jo të shëndetshme. Një dietë e mirë ju ndihmon të adoptoni një stil jetese të shëndetshëm duke ju mbajtur aktiv me anë të ushqimeve të duhura, dhe jo duke ju privuar vlera ushqyese themelore.

Shumë lloje dietash mund t’ju premtojnë humbje të shpejtë peshe, por rezultati cili është? Ju do të përfundoni duke i rifituar prapë ato kilogramë. Edhe dieta e ujit nuk është ndryshe.

Cfarë është dieta e ujit?
Dieta e ujit është një nga tendencat më të fundit të dietave, me shumë variacione por që të gjitha kanë një gjë të përbashkët: Janë ekstreme. Ju nuk hani dhe pini vetëm ujë. Disa dieta të tjera të ujit, ju këshillojnë të pini ujë, por të hani edhe fruta apo perime pasi keni filluar të humbni peshë. Një dietë tjetër këshillon të hani mollë për të shoqëruar pirjen e ujit.
“Kjo është një emër tjetër për argërimin”, thotë dietologu Julie Epton, bashkëthemeluese e “Appetite for Health”. “Nëse ju jeni një person i shëndetshëm, disa ditë argjërim nuk ju bëjnë keq”, thotë ajo, por nuk është një ide e mirë për të humbur peshë. “Ju do të ndiheni shumë i uritur kur t’i riktheheni ushqimit normal dhe do ta rifitoni përsëri atë peshë”.

Cilat janë rrisqet e dietës së ujit?
Kur ju pini vetëm ujë, organizmi humbet shumë lëndë ushqyese që i duhen, dhe ju humbisni më shumë masë muskulore krahasuar me njerëzit që humbasin 500-800 kalori në ditë nga një dietë e rekomanduar. Ju nuk do ta ruani dot humbjen e peshës sepse norma e metabolizmit tuaj do të ketë rënë ndjeshëm.

Po dieta me ujë të ftohtë?
Në fakt kjo nuk është një dietë e mirëfilltë. Nuk ka kufizime në atë që ju hani, mjafton që uji që pini të jetë i ftohtë. Trupi djeg kalori ekstra për të ngrohur ujin e ftohtë në temperaturën e trupit. (Sa më i ftohtë të jetë uji, aq më shumë kalori digjen.) Pirja e një sasie të bollshme uji, bën që të mos ndiheni shpesh të uritur dhe të mos prireni të hani shumë. Gjithashtu uji nxjerr jashtë toksina që ndodhen në trupin tuaj.

Duhet të pimë shumë ujë çdo ditë, por jo në vend të ushqimit! Nëse doni të provoni ujin e ftohtë, për të djegur më shumë kalori, shkoni përpara! Nëse dëshironi të humbni peshë, dieta e ujit nuk është zgjidhja e duhur! Harrojeni këtë trill dhe parandaloni marrjen e kalorive të tepërta (nga sheqernat e shtuara dhe yndyrnat e ngopura), si dhe bëni ushtrime! Do të ndiheni më mirë dhe humbja juaj e peshës, ka probabilitet të zgjasë…