Diego Simeone: Pres Milanin më të mirë në fushë

Diego Simeone: Pres Milanin më të mirë në fushë

Diego Simeone: Pres Milanin më të mirë në fushëNuk duhet ta komplikojmë situatën sepse unë besoj që në fushë do të zbresë Milani më i mirë. Ata janë një skuadër shumë e fortë pasi kanë në përbërje lojtarë të talentuar. Nuk duhet të kënaqemi thjesht me avantazhin e ndeshjes së shkuar”.

Skuadra do të pësojë disa ndryshime krahasuar me ndeshjet e fundit dhe këtë e konfirmon edhe “El Cholo”.Jemi ende në pritje të ndonjë rikthimi pas ndeshjes në Vigo por më vjen mirë që Diego Costa rikthehet, ashtu si edhe Godin e Arda Turan. Skuadra është rritur ndjeshëm në ndeshjen e fundit, pasi edhe Sosa e Villa treguan një formë të mirë”.

Taktika e ndeshjes është një tjetër pikë ku Simeone ndalet gjatë.

“Me intensitetin tonë gjatë gjithë 90 minutave, sidomos në mesfushë duhet të jemi gjithmonë në kontroll të ndeshjes. Nga ana tjetër duhet të shfrytëzojmë në maksimum çdo mundësi që do të na jepet sepse Milani ka një sulm që e përshtat në bazë të karakteristikave të lojtarëve të tij”.

Në fund, një koment nga trajneri argjentinas edhe për Mario Balotellin.

“Është një lojtar dominues që i jep forcë të madhe ekipit për të cilin luan. Por Milani nuk është vetëm Balotelli sepse ata kanë edhe lojtarë të tjerë të rrezikshëm si De Sciglio , Muntari dhe Emmanuelson të cilët mund të bëhen të rrezikshëm nëse u krijon hapësira”.