Diego Simeone

Diego Simeone dhe Klopp në listën e Chelseat

Diego SimeoneRafael Benitez do ta ketë të vështirë ta mbajë pozitën e trajnerit të Chelseat edhe pas fundit të këtij sezoni.

Kontrata e spanjollit skadon këtë verë dhe pavarësisht spekulimeve se caku kryesor i klubit, Pep Guardiola, nuk dëshiron të udhëheqë skuadrën nga Stamford Bridge, Blutë janë duke analizuar alternativa tjera.

London Evening Standard shkruan se në listën e Chelseat tash janë edhe trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, dhe ai i Borussia Dortmund, Jurgen Klopp.

Po ashtu raportohet se Chelsea është duke e menduar edhe një rikthim të ish-trajnerit Jose Mourinho, i cili pritet të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.