DiCaprio e Winslet janë vëtëm miq
Leonardo DiCaprio thotë se bashkaktorja e tij nga filmat “Titanic” dhe “Revolutionary Road”, Kate Winslet, është njëra nga shoqet e tij më të dashura.
Aktori 35-vjeçar, i cili për herë të parë bashkëpunoi me Winslet në hit-filmin e vitit 1997, “Titanic”, pranon se filmi ka pasur ndikim të madh në jetën e tyre, për shkak të interesimit të madh të mediave.
Në filmin tjetër, “Revolutionary Road”, DiCaprio dhe Winslet është dashur të shfaqin një skenë seksuale para burrit të Kate, Sam Mendes (regjisorit të filmit), mirëpo aktori i ka thënë revistës Esquire se ka miqësi aq të mirë me Kate, sa që nuk e ka pasur aspak të vështirë për të realizuar atë skenë.
“Kate Winslet është njëra nga shoqet e mia më të dashura. Ne kemi një besim të madh te njëri-tjetri dhe i kemi të qarta qëllimet e asaj që bëjmë. Unë e kam njohur Katen shumë para Sam Mendes”, ka shpjeguar DiCaprio.