f1_29-chelsea1333005186

Di Matteos i shpaguhet rreziku që mori

Vendimi i trajnerit të përkohshëm, Roberto di Matteo, për të pushuar disa prej lojtarëve kyç, është shpaguar të martën kur Chelsea shënoi fitore në udhëtim ndaj Benficas me rezultatin 1:0, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri italian i Chelseat, Di Matteo, ka lënë jashtë skuadrës startuese yjet si: Frank Lampard, Didier Drogba, Michael Essien, Gary Cahill e Daniel Sturridge, ndërsa njëri prej lojtarëve që futi në vend të tyre, Salomon Kalou, shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe i solli Chelseat një epërsi të madhe para ndeshjes së kthimit