Dhomat e dëshmive të Policisë së Kosovës shumë të pasigurta

Dhomat e dëshmive të Policisë së Kosovës shumë të pasigurta

Dhomat e dëshmive të Policisë së Kosovës shumë të pasigurtaShtatë dhomat e dëshmive në kuadër të Policisë së Kosovës, përfshirë atë qendrore, të inspektuara nga Inspektorati Policor, kanë probleme të ndryshme, duke filluar nga mungesa e kamerave, dyert e vendosura mbrapsht, lagështia e madhe, mungesa e ngrohjes, mungesa e frigoriferëve etj, shkruan sot “Koha Ditore” .

Katër prej tyre nuk kanë pajisje për fikjen e zjarrit. Këto cilësohen si kërcënim për provat.

Po u ndez ndonjë shkëndijë zjarri në katër dhoma të dëshmive në Policinë e Kosovës personeli nuk ka mundësi t’i shuajë ato. Asnjëra prej tyre nuk garanton siguri të plotë të ruajtjes së provave.