Dhjetë policë të lënduar, thotë Policia
Në një kumtesë dërguar medieve, Policia e Kosovës thekson se pas bllokimit te rrugës nga ana e protestuesve ne hyrje te Podujevës, rreth orës 14:12 min Policia e Kosovës ka urdhëruar protestuesit qe brenda pesëmbëdhjete (15) minutave ta lirojnë rrugën për qarkullim te lire te qytetareve dhe mallrave, duke iu sqaruar se bllokimi i rrugëve dhe pengimi i lirisë se lëvizjes është veprim i kundërligjshëm i cili nuk do te tolerohet nga Policia.
Pasi qe urdhri i Policisë për zhbllokim te rrugës nuk është zbatuar nga ana e protestuesve, Policia është detyruar qe te ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen e rrugës dhe sigurinë e lëvizjes se lirë.
Gjate intervenimit Policia ka hasur ne rezistence aktive nga ana e protestuesve duke sulmuar policinë me mjete te ndryshme te forta (gur dhe gjësende tjera te metalta ) ku si pasoje e kësaj deri me tani janë dhjete (10) policë kane pësuar lëndime trupore, te cilët kane kërkuar ndihmën mjekësore.
Si pasoje e rezistencës nga ana e protestuesve Policia e Kosovës ka përdorur gazin lotsjellës dhe topin e ujit për shpërndarjen e turmës, me qellim te vënies se situatës nen kontrolle dhe sigurisë se lëvizjes se lirë.
Gjate intervenimit policor janë ndaluar 18 persona te cilët janë shoqëruar ne stacionin policore për procedure te mëtutjeshme hetimore.