Detroiti deklaron falimentimin

Detroiti deklaron falimentimin

Detroiti deklaron falimentiminNjë ndër qytetet më të mëdha amerikane, Detroit, ka paraqitur deklaratën e falimentimit. Përmes kësaj mase, ky qytet siguron mbrojtje nga kreditorët.

Një kompani menaxhere e kontraktuar nga shteti i Miçiganit ku ndodhet Detroiti, paraqiti dokumentacionin dje në një gjykatë federale.

Me këtë hap, Detroiti bëhet qyteti më i madh amerikan në historinë e Shteteve të Bashkuara që deklaron falimentimin. Guvernatori i Miçiganit, Rick Snyder duhet ta nënshkruajë vendimin.

Detroiti ballafaqohej me barrën një deficiti buxhetor prej mbi 300 milionë dollarësh dhe një borxh afat-gjatë prej afro 14 miliardë dollarësh.

Deklarimi i falimentimit vë në pikëpyetje pensionet e ardhshme si dhe sigurimet shëndetësore të punonjësve të sektorit qeveritar në Detroit. Rreth 10 mijë vetë punojnë për administratën bashkiake të Detroitit.