Detaje të reja për skandalin e korrupsionit për pasaporta (video)

Detaje të reja për skandalin e korrupsionit për pasaporta (video)

Detaje të reja për skandalin e korrupsionit për pasaporta (video)Dalin në dritë detaje të reja rreth skandalit me pasaporta. Protagonistja kryesore e këtij skandali, Natali Velija del të jetë edhe bashkëpronare e një kompanie që merret me beton e qeramikë.

Kompanitë që merren me këtë veprimtari i ka përmendur ish-zyrtari i Ministrisë së Brendshme, Besnik Berisha, i cili ka thënë se në xhirollogari të kompanisë së kësaj fushe janë derdhur mjetet e dedikuara për prodhimin e pasaportave, raporton Kohavisioni. 

Betoni e qeramikat nuk kanë lidhje me pasaportat, por me të arrestuarën për skandalin me pasaporta biometrike, Natali Veliaj, po.Ajo është bashkëpronare e kompanisë “Fimex” që, ndër të tjera, merret me prodhimin e betonit dhe produkteve ndërtimore.

Natali Velija dhe Fisnik Blakaj figurojnë si bashkëpronarë të kësaj kompanie, në xhirollogarinë e së cilës dyshohet të kenë shkuar një pjesë e parave të zhdukura.Në ueb faqen e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, si bashkëpronarë të firmës “Fimex” prej vitit 2010 figurojnë Natali Velija e Fisnik Blakaj.

Në emrin e Blakajt figuron edhe një kompani tjetër, e cila po ashtu merret me ndërtime dhe materiale të ndryshme.

Fisnik Blakaj dhe vëllai i tij, Betimi, ishin arrestuar po të njëjtën ditë kur ishte arrestuar Natali Velija, nën dyshimin se kishin bashkëpunuar në këtë rast.

Por, pavarësisht faktit se i suspenduari nga puna, Besnik Berisha ka dhënë detaje të shumta në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ministri i Brendshëm nuk ka dashur të komentonte shumë.

Bajram Rexhepi ka thënë të shtunën se nuk i bën fare përshtypje fakti nëse një pjesë e parave që do të duhej të përfundonin te kompania austriake, kanë përfunduar te kompanitë private ndërtimore.

Ish-drejtori Berisha kishte deklaruar se vetë ministri Rexhepi ua kishte treguar listën e transaksioneve nga xhirollogaria e kompanisë nënkontraktuese.

Avokati i Natali Velijajt, Tomë Gashi thekson se ajo asnjëherë nuk ka mohuar faktin se kishte ndalur një shumë të hollash për vete, si thotë ai, ashtu siç e parashihte marrëveshja me MPB-në.

Gashi vlerëson se nuk mund të flasë për detaje, si pasojë e kufizimeve, por thekson se klientja e tij është një viktimë e një loje të zyrtarëve të lartë të MPB-së të përfshirë në këtë tender.

Velija pritet që gjatë javës së ardhshme të merret në pyetje për herë të fundit. /koha/

 

httpv://www.youtube.com/watch?v=bZUmJ8jR1VQ