Dështimi i madh i Hashim Thaçit

Dështimi i madh i Hashim Thaçit

Dështimi i madh i Hashim Thaçit Dy partitë e ekstremit të majtë stalinist – enverist, PDK-ja dhe AAK-ja, me pompë e bujë, po flirtojnë për një koalicion të mundshëm, për t`i përballuar, gjoja, bisedimet me Serbinë.

Të dy partitë janë fort të dyshuara për krim të organizuar ekonomik dhe politik, për reket dhe përvetësim të pasurisë shtetërore dhe asaj private, përfshi këtu edhe varret e dëshmorëve të Kosovës!!!

Populli i Kosovës, i lodhur me krimet numerike për 13 vjet radhazi, i frikësohet një koalicioni të tillë, i cili veç dajakut dhe hajnisë zyrtare, nuk i sjell asgjë të mirë vendit, përkundrazi e ngufatë atë. Bashkohen bandat e Drenicës dhe të Dukagjinit, për të sunduar pa rivalitet. Thonë se kur zhgërryhen buajt, e pësojnë bretkosat. Dhe, opozita merr fund. Nëse një shefi të partisë i dënohen 12 truproje si vrasës, grabitës e banditë, është krejt logjike që edhe shefi i tyre të jetë kryebandit.

Akuzat e bëra në adresë të AAK-së, me theks për kreun e saj, nga shefi i grupit parlamentar, Adem Grabovci, madje në një seancë parlamentare, për reket (gjobvënie), hajni zyrtare, krime dhe terror në Dukagjin, kishin bazë faktike për ndjekje penale. Por, kush ta bëjë këtë?! Një prokuror servil e hiç, i cili konkurron në mburrje me shefin e tij Hashimin, por që, deri më tani, nuk ka hetuar dhe nuk ka zbuluar asnjë bandë, asnjë bandit me peshë krimi. Ndërkohë, që Kosova është e bollshme me bosa krimesh ekonomike dhe politike.