Deri në fund të vitit do të qartësohet e ardhmja e Maqedonisë

Deri në fund të vitit do të qartësohet e ardhmja e Maqedonisë

Deri në fund të vitit do të qartësohet e ardhmja e MaqedonisëBrus Xhekson nga projekti për demokraci tranzicionale dhe mbështetës i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, konsideron se deri në fund të vitit 2013 do të jetë e qartë perspektiva e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO si dhe për hapjen e dyerve për anëtarësim për në BE, transmeton Zhurnal.

“Po dëgjojmë për ide kreative nga Komisioni Evropian, ku janë shumë optimistë. Mendoj se mund të arrihet marrëveshje dhe mendoj se do të ketë sukses për këtë çështje.

Mendoj se viti 2014 mund të jetë periudhë ku mund të merren vendimer për anëtarësim në NATO”, theklson Xhekson.

Ai ka akuzuar edh epresidentin Obama për politikën e tij në lidhje me Evropën dhe NATO-n.

“Presidencas e Obamës nuk ka bërë asgjë për Ballkanin dhe në veçanti për Maqedoninë. Presidenti Obama njihet si i painteresuar për politikën e jashtme, veçanërisht për Evropën, për dallim ndaj interesimit që e ka për Kinën dhe vendet e BRIK-ut”, theksoi Xhekson.