largea_arsenal-chelsea121348904573

Derbi londinez “Arsenal vs Chelsea”, e hap javën e gjashtë

Premier Liga në këtë vikend do të jetë nën ethet e derbit londinez. Arsenali në “Emirates Stadium” e pret liderin, Chelsean.

Arsenali i vendit të pestë, por me vetëm katër pikë pas pesë javësh në futbollin anglez, e pret liderin, Chelsea. Kampioni i Evropës, e ka nisur fushatën në Premier Ligë në mënyrën më të mirë, duke shënuar katër fitore dhe një barazim. Së bashku me Arsenalin janë skuadrat e vetme të pamposhtura në Premier Ligë.

Por që të përzgjedhurit e Arsene Wenger kishin fituar vetëm dy herë karshi tri barazimeve. Ky takim, i cili edhe nis javën e gjashtë në Angli me përballjen e sotme nga ora 13.45, do të jetë kryesori i javës. Takim tjetër joshës vlerësohet edhe ai në mes, Manchester Unitedit dhe Tottenhamit, që zhvillohet nesër.

Djajtë e kuq i qëndrojnë vetëm një pikë pas liderit dhe duke pritur ndonjë lëshim të tij do të mundohen të marrin kreun pasi me Tottenhamin konsiderohen favorit në “Old Traford”. Kampioni në fuqi, Manchester City, pret fitore edhe pse luan në udhëtim ndaj Fulhamit, në të kundërtën mund të mbete paksa pas skuadrave të kreut të renditjes.

Liga e Anglisë

E shtunë
13.45: Arsenal – Chelsea
16.00: Everton – Southampton
16.00: Fulham – Manchester C.
16.00: Norwich C. – Liverpool
16.00: Reading – Newcastle U.
16.00: Stoke C. – Swansea C.
16.00: Sunderland – Wigan Athletic
18.30: Manchester U. – Tottenham H.

E diele
17.00: Aston Villa – West Bromwich A.

E hënë
21.00: QPR – West Ham U.