Deputeti zvicerian xhiron një film porno

Deputeti zvicerian xhiron një film porno

Deputeti zvicerian xhiron një film pornoNjë film me drita të kuqe trondit politikën zvicerane. Deputeti Olivier Sauty ka realizuar një film hard të titulluar “Seks dher skandal në Parlament”, i cili ka për qëllim të denoncojë mashtrimet e zyrtarëve lokalë gjatë fushatave elektorale. 

Oliver Sauty është i njohur për jetën e tij liberale, po bën që të gjithë të flasin për të, pak javë para zgjedhjeve, pasi pritet të interpretojë në një film porno. Pjesë e aktorëve do të jetë edhe partnerja e tij në jetën reale.

Në film do të luajë edhe partnerja ime Caroline Tosca”, ka treguar deputeti për gazetën Le Martin. Kjo e fundit do të interpretojë veten e vetë.

“Me pjesëmarrjen në një film porno kam realizuar më në fund një dëshirë që kisha prej vitesh”, thotë Sauty.

Mësohet se vetë deputeti nuk do të luajë në film, por do të interpretohet nga një aktor, që sic thotë ai i ngjan shumë fizikisht.

Deputeti ndër të tjera është shprehur se nuk frikësohet për imazhin e tij, as nëse do të rizgjidhet apo jo deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, për Këshillin e madh të Ginevrës.

Madje Sauty shpreson të arrijë sukses me filmin porno, duke u mirëpritur nga 15 mijë zgjedhës, të cilët sipas tij nuk do të skandalizohen aspak nga filmi.

Ndërsa partia e tij MCG (Mouvement Citoyens Genevois), edne nuk është prononcuar në lidhje me ngjarjen.