Deputeti Rrustem Berisha, gjithmonë në AAK

Deputeti Rrustem Berisha, gjithmonë në AAK

Deputeti Rrustem Berisha, gjithmonë në AAKDeputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), gjenerali Rrustem Berisha, ka hedhur poshtë spekulimet e disa portaleve vendore, se kinse ai do të kalojë në LDK.

Në një kumtesë të lëshuar nga AAK, e cila citon deklaratën e deputetit Berisha, thuhet se “Berisha nuk do të kalojë askund dhe, në asnjë taborr tjetër, por ai karrierën e tij politike do ta vazhdojë, gjithmonë, aty ku edhe e ka filluar, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës”.