Deputetët kërkojnë dorëheqjen e  Ibrahim Gashit

Deputetët kërkojnë dorëheqjen e Ibrahim Gashit

Deputetët kërkojnë dorëheqjen e  Ibrahim Gashit Ashtu siç ishte paralajmëruar, me propozim të Grupit Parlamentar të LDK-së sot në Kuvendin e Kosovës u debatua për situatën në Universitetin e Kosovës. Debatin për ta e hapi deputetja e LDK-së Lirie Kajtazi.

Ajo, pasi kujtoi të kaluarën e UP-së, përmendi se në UP ka pasur gradime në kundërshtim me procedurat të pamerituara,se atij i mungojnë mjete financiare për kërkime shkencore dhe, sipas saj, kjo ka ndikuar që UP të rangohet tepër ulët në ranglistën e universiteteve botërore, madje UP-ja ka humbur pozicione vit pas viti.

Vetëm nga viti 2012 te viti 2013 UP-ja ka rënë me më shumë se 1000 vende. Kajtazi theksoi se organizatat e studentëve duket qartë se janë të manipuluara politikisht dhe se nuk po arrijnë ta përfaqësojnë dhe ta mbrojnë interesin e studentëve të UP-së.

Në vazhdim Kajtazi përmendi edhe rekomandimet që sipas saj duhet ndërmarrë, e ato, sipas saj, janë: aj Rektori i Universitetit “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi dhe anëtarët e Këshillit Drejtues duhet të japin dorëheqje dhe t’i shërbejnë procesit të normalizimit në Universitetin e Prishtinës, të kërkohet përgjegjësi ministrit dhe MASHT për mospërcjelljen me kohë të trendëve në UP-së, Qeveria të heqë dorë nga kontrolli i paligjshëm që ka vënë mbi Universitet, organet kompetente, duke përfshirë edhe prokurorinë, të kërkojnë përgjegjësi dhe t’i vënë para drejtësisë pjesëmarrësit në veprimet e kundërligjshme të UP-së dhe të respektohet Statuti i UP-së për zgjedhjen dhe gradimin e stafit akademik dhe të revokohen zgjedhjet dhe gradimet e pamerituara dhe në kundërshtim me procedurat ligjore.

Edhe debatues të tjerë, nga grupet tjera parlamentare, pos atyre të PDK-së, kërkuan dorëheqjen e rektorit Gashi.