Deputetët e Kuvendit të Kosovës flasin sot për gjendjen në UP

Deputetët e Kuvendit të Kosovës flasin sot për gjendjen në UP

Deputetët e Kuvendit të Kosovës flasin sot për gjendjen në UPKuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të rregullt ku do të debatohet lidhur me zhvillimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Një ditë më parë studentë dhe anëtarë të shoqërisë civile kanë marshuar për të kërkuar kështu dorëheqjen e rektorit, Ibrahim Gashi.

Kërkesë e tyre është dorëheqja e menjëhershme e rektorit Ibrahim Gashi, fillimi i hetimeve rreth keqpërdorimeve në Universitet, përmirësimi i infrastrukturës në Qendrën e Studentëve dhe largimi i ndikimit të pushtetit në Universitet nëpërmjet heqjes së Këshillit Drejtues.