Depresioni mund të luftohet me Omega 3

Depresioni mund të luftohet me Omega 3

Depresioni mund të kurohet dhe nëpërmjet tryezës, por jo duke ngrënë çokollata apo ushqime të tjera të ngjashme me të, por peshk të pasur me yndyrat omega-3.

Diçka e tillë është konfirmuar nga një studim kanadez i cili saktëson se në veçanti, salmoni dhe toni janë konsideruar si ilaçet më të reja kundër depresionit.

Është testuar ndikimi i dy omega-3 (EPA dhe DHA) në 432 pacientë me depresion. Në tetë javë, omega-3 ka ndikuar në uljen e depresionit.