Dënohet Etrit Berisha?

Dënohet Etrit Berisha?

Dënohet Etrit Berisha?Portieri i Lazios, Etrit Berisha do të pezullohet për dhjetë ditë për shkak të nënshkrimit të dy kontratave brenda një afati kalimtar.

Gardiani i Kombëtares shqiptare, kishte arritur marrëveshje me Chievon para se në fund të nënshkruante me Lazion.Andaj, sipas agjencisë italiane të lajmeve “Ansa”, Berisha do të pezullohet për dhjetë ditë nga Gjykata Sportive.

Dënimi do të hyjë në fuqi nga 19 marsi kur është caktuar takimi i radhës së organit vendimmarrës.