Demolli: Nuk jemi sulmuar nga protestuesit, as ne as ambasadorja

Demolli: Nuk jemi sulmuar nga protestuesit, as ne as ambasadorja

Demolli: Nuk jemi sulmuar nga protestuesit, as ne as ambasadorjaNjë këndvështrim tjetër lidhur me protestat e Lëvizjes Vetëvendosje ka shfaqur në emisionin Interaktiv Haki Demolli, deputeti i LDK-se i cili tregoi me detaje, si dëshmitar i rastit ballafaqimin e tij me protestuesit e kësaj lëvizje.

Sipas tij, nuk ka patur në asnjë moment asnjë sulm fizik nga protestuesit, në asnjë hyrje.

Siç tha ai, Policia me një të shtyre të lehtë ka arritur të largojë protestuesit, ndërsa kishte qenë vetëm një protestuese që ishte kapur te kangjellat dhe kishte rezistuar më shumë, por, sipas deputetit të LDK’së, edhe atë e larguan shumë lehtë.

“Më pas, u hap një korridor dhe kaloi ambasadorja me shoqëruesit e saj, pastaj unë (Haki Demolli) Vjollca, Burim Ramadani, e pas pashe qe kaloi dhe Fatmir Xhelili dhe Shaip Muja”, ka deklaruar ai duke potencuar se nuk ka pasur asnjë lëndim.