Dell me orë të mençur!

Dell me orë të mençur!

Dell me orë të mençur!Sony së fundmi ka debutuar me orën e mençur SmartWatch 2, ndërsa thuhet se edhe gjigantët e mëdhenj të teknologjisë si Apple, Google dhe Samsung janë duke punuar në modelet e tyre të orëve të mençura.

Dhe tani, me sa duket një hap të tillë është duke menduar ta bëjë edhe kompania Dell, për të cilën mësohet se është gjithashtu duke punuar në versionin e saj të orës së mençur.

Një raport i fundit i publikuar nga Guardian thuhet se Dell është duke u përgatitur ta krijojë një model të orës, për të cilën momentalisht nuk ka shumë detaje.

Do të jetë interesante të shihet ora e re e prodhuar nga Dell, ndërsa viti i ardhshëm do të jetë i mbushur me pajisje të mençura të cilat mund t’i vendosim në dorë, ose në kokë, sikurse është rasti me Google Glass.